Riparim lavastovilje në Tiranë
Lavastoviljen e shohim në kuzhinën tuaj, në Tiranë, pa e çmontuar mobilien kur nuk ka nevojë. Edison kontrollon filtrin, krahët që spërkasin ujin dhe pompën. Shpesh problemi fillon nga mbetjet te filtri ose te vrimat e krahut, jo nga pllaka elektronike.
Çfarë po ndodh
Kur vijmë te ju
Nxjerrim koshat dhe ju tregojmë filtrin. Nëse është i mbushur, e themi para se të flasim për pjesë. Kontrollojmë nëse krahët rrotullohen dhe nëse vrimat janë të hapura. Hapim pjesën e përparme poshtë derës, jo gjithë kuzhinën, për të parë pompën dhe zorrën. Nëse zorra është e shtypur nga mobilia, e rregullojmë aty.